Fatmir Sopi, dëshmitari i radhës në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka folur me raportet e UÇK-së dhe LDK-së përgjatë kohës së luftës.
Sopi është pyetur nga mbrojtja edhe për atë që ai kishte deklaruar në seancën përgatitore, lidhur me atë se vëllai i tij ka qenë pjesë e LDK-së dhe pjesë e UÇK-së në të njëjtën kohë.
Mbrojtja e ka pyetur nëse ka qenë në dijeni se ka ekzistuar ndonjë politikë se UÇK-ja kishte pasur ndonjë politikë për të ushtruar dhunë ndaj LDK-së. I njëjti e ka mohuar një gjë të tillë.
“Nuk ka pasur asnjë marrëveshje politike mes të radhëve të UÇK-së. Të gjithë e kanë pasë për parti dhe politikë luftën e drejtë dhe çlirimin e vendit tonë. Nuk jam në dijeni për diçka të tillë”, ka deklaruar ai.
Sopi tutje ka përmendur edhe komandantët e brigadave që kanë shërbyer në Zonën Operative të Llapit, të cilët ishin anëtarë të LDK-së.
“Ejup Gashi, komandant për rajonin e Mramorit ka qenë dhe është pjesë e LDK-së. Ka qenë komandant batalioni, ka qenë Shefki Gashi, ka pasë plot që kanë qenë pjesë e LDK-së që ju kanë bashkëngjitur UÇK-në dhe s’kanë kursyer asgjë që kjo luftë të ketë sukses”, ka deklaruar ndër të tjera ai.
Ndiqeni këtë sekuencë në videon e mëposhtme: