A ka raste me virusin HMPV në Kosovë? Kështu përgjigjet Arben Vitia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A ka raste me virusin HMPV në Kosovë? Kështu përgjigjet Arben Vitia

    Insajderi
    08 January 2025 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se se në Kosovë nuk është paraqitur asnjë rast me virusin HMPV.

    Ai theksoi se janë marrë të gjithat masat në rast nevoje për të përballuar çdo situatë rreth këtij virusi i cili ka shpërthyer së fundmi në Kinë.

    “Nuk kemi akoma rast me HMPV . Nga IKSHPK-ja janë në kontakte të vazhdueshme me të gjitha mekanizmat më adekuat që ekzistojnë për këtë problem dhe jemi në kontakt me OBSH dhe çdo institucion tjetër. Në momentin e parë që paraqitet një rast menjëherë merren masat me rekomandimet e IKSHPK-së. Asnjë lloj panike nuk ka për qytetarët. IKSHPK dhe SHSKUK veç kanë filluar masat dhe përgatitjet. Nëse do të kishte arsye për panik, ne do të kishim dalë me informata , nuk ka asnjë arsye për të pasur panik për këtë”, ka thënë Vitia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark