“A ka shpirt ky njeri”, "Ka tre ditë që dua të ikë" - Egli qan me dënesë në krahët e Rozanës pas injorimit të vazhdueshëm të Gjestit në shtëpi - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “A ka shpirt ky njeri”, “Ka tre ditë që dua të ikë” – Egli qan me dënesë në krahët e Rozanës pas injorimit të vazhdueshëm të Gjestit në shtëpi

    Insajderi
    14 February 2025 - 14:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Situata mes Eglit dhe Gjestit është tensionuar ndjeshëm në shtëpinë e Big Brother, duke sjellë një moment të rëndë emocional për banoren.

    Pavarësisht përpjekjeve të saj të vazhdueshme për të komunikuar me të, Gjesti ka zgjedhur ta injorojë plotësisht, duke mos i kthyer asnjë fjalë. Ky qëndrim i ftohtë ka ndikuar ndjeshëm tek Egli, e cila nuk ka mundur të përmbajë emocionet.

    Teksa ndodhej në dhomën e grimit, ajo shpërtheu në lot në krahët e Rozana Radit, duke shprehur dhimbjen e saj me fjalët: “Kam tre ditë që mezi marr frymë në këtë shtëpi. A ka shpirt ky njeri? Ka tre ditë që dua të iki”./Telegrafi

    Ndërkohë, Gjesti vazhdonte të qëndronte indiferent, i ftohtë dhe i largët, duke hekurosur qetësisht, pa reaguar fare ndaj lotëve të saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark