A ka urdhëruar policinë që të ruajë Lulzim Bashën? Reagon kryeministri Edi Rama - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A ka urdhëruar policinë që të ruajë Lulzim Bashën? Reagon kryeministri Edi Rama

    Insajderi
    18 December 2021 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën në Partinë Demokratike, duke iu përgjigjur dhe akuzave të Sali Berishës, se ka vënë në shërbim të Bashës ekipe të gardës dhe policisë së shtetit.

    Rama thotë se nuk ka asnjë punë, as ai, as policia e shtetit me atë që ndodh brenda PD-së.

    ‘Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre.

    Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!”, shkruan Rama në postimin e tij.

    Berisha tha sot nga selia e Partisë Demokratike, se Edi Rama i ka shtuar masat e sigurisë Lulzim Bashës, dhe se policia në disa qytete ka tentuar që të prishë Referendumin për shkarkimin e kreut të PD-së. /E.M-noa.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark