A kanë fituar shqiptarët ndonjë vend në parlamentin e Serbisë? Flet Shaip Kamberi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A kanë fituar shqiptarët ndonjë vend në parlamentin e Serbisë? Flet Shaip Kamberi

    Insajderi
    03 April 2022 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    ​Shaip Kamberi flet për rezultatet preliminare: Ka shumë gjasa që të fitojmë
    Kreu i listës Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar Shaip Kamberi, ka folur për rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

    Kamberi ka thënë për Klankosova se gjasat që ai të bëhet sërish deputet janë të mëdha.

    “Ka gjasa shumë që të fitojmë. Ne kemi 8.400 vota në Preshevë e Bujanoc. Nuk i kemi ende votat nga Medvegja. E presim pak edhe nga brendia e Serbisë”, tha ai.

    Kamberi theksoi se ende nuk është e sigurt fitorja.

    “Akoma nuk është e sigurt. Janë rezultate preliminare. Akoma ka shumë vota për t’u numëruar”, tha Kamberi, i cili para disa ditësh pati deklaruar se shqiptarët synojnë të kenë së paku tre deputetë në Kuvendin e Serbisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark