Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte kritikuar Prokurorinë që sipas tij, përkundër fakteve të siguruara nga institucionet e sigurisë, nuk ngriti asnjë aktakuzë për sulmin në Banjskë të Zveçanit.
Por, sot që Prokuroria ka ngritur aktakuzë Kryeprokurori u pyet se a ka ndikuar në këtë, deklarata e kryeministrit Kurti.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha se Prokuroria nuk merret me perceptime e as me gjykimet e askujt.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave kundër sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.