×
  • Lajme
  • Insajderi

    A kontrollohet VV nga Dejona Mihali, flasin deputetët e kësaj partie

    Insajderi
    16 February 2023 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është pjesë e “Grupit të Tiranës”, por ka një “rëndësi” të madhe për komplet funksionimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Antarja e VV-së, Dejona Mihali u tha se kontrollon këtë subjekt politik. Këtë e deklaroi deputeti, Haki Abazi sot.

    “Zonja Mihali nuk ka qenë pjesë e votimeve, nuk ka qenë pjesë e listës së deputetëve, nuk ka qenë në garën e brendshme për zgjedhjet brenda Lëvizjes Vetëvendosje, por, është njeriu kryesor që kontrollon dhe menaxhon me grupin parlamentar dhe vendimmarrjet që bëhen aty”, u shpreh Abazi sot.

    Në lidhje me këtë, Insajderi ka kontaktuar me disa nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Deputeti Gramos Agusholli, tha për Insajderin se personalisht nuk kontrollohet nga askush dhe është i pavarur në vendimet që merr.

    “Personalisht nuk kontrollohna nga askush, jam i pavarur ne vendime”, tha Agusholli për Insajderin.

    I njëjti tha se shkon në qëndrime të partisë kur ato janë qëndrime që përputhen me parimet e tij.

    “Ne shumicën e rasteve shkoj sipas qëndrimit të partisë kur ato janë qëndrime që përputhen me parimet e mia”, tha ai për Insajderin.

    Në anën tjetër, deputeti i VV-së, Eman Rrahmani tha se refuzon ta komentojë deklaratën e Abazit, megjithatë sipas tij kush është i kontrollueshëm kontrollohet.

    “Nuk do ta komentoja deklaratën e deputetit. Megjithatë kushdo që është i kontrollueshëm kontrollohet kështu funksionon kjo”, tha ai për Insajderin.

    Kurse deputeti Fitim Uka, tha se nuk dëshiron ta komentojë deklaratën e deputetit Abazi fare.

    “Nuk dua ta konentoj deklaratën e deputetit”, tha shkurt Uka për Insajderin.

    I kontaktuar ka qenë edhe deputeti i VV-së, Visar Korenica por deri më tani nuk ka kthyer përgjigje.

    Insajderi ka dërguar pyetje edhe tek deputetja Saranda Bogujevci, por, as ajo nuk është përgjigjur deri tani./Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark