A mashtroi Përparim Rama për Termokosin? Qytetarët ankohen se po mërdhijnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A mashtroi Përparim Rama për Termokosin? Qytetarët ankohen se po mërdhijnë

    Insajderi
    08 October 2025 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përparim Rama me shumë hov njoftoi për fillimin e furnizimit me ngrohje përmes Termokosit tetë ditë para fillimit të sezonit. Megjithatë, një numër i qytetarëve janë ankuar se ende s’ka filluar furnizimi me ngrohje.

    Në njoftimin e Termokosit në ‘Facebook’, qytetarët janë ankuar se s’ka filluar furnizimi me ngrohje përmes Termokosit, shkruan Insajderi.

    “Jo ska fillu ende ,as rryme nuk kemi prej mengjezit,plus as dritat nuk jane dheze ne Termokos as tym nuk po qet!”, ka thënë një qytetare.

    “Cka keni me lshu o hajna.. kallxoni qysh po i vjedhni klientat me Save heat .. ju nuk jeni normal veq ska popull e shtet ktu se krejt duhet me kall ne protesta aty”, thotë një qytetar tjetër.

    “Ndoshta te ju i keni lshu a te na hala jo!!”, vijon një koment tjetër.

    “Per zgjedhje e keni leshu para afatit, se ka ndodh edhe para dy viteve e shume here tjera me qene edhe ma ftohet po nuk e keni leshu para kohe. Veq naj naiv a militant atu ktu nuk ua kupton kta!”, thotë një tjetër komentues.

    Komentet mund t’i gjeni në postimin e mëposhtëm:

    Shumica e komenteve në këtë njoftim janë negative dhe bëjnë të ditur se s’kanë furnizim me ngrohje.

    Edhe një numër i qytetarëve janë lajmëruar në redaksinë e Gazetës Insajderi që, deri më tani, s’u janë aktivizuar radiatorët.

    Në njoftimin e Termokosit, ndonëse kërkohet durim, nuk specifikohet se kur pritet të fillojë furnizimi me ngrohje për të gjithë qytetarët e Prishtinës.

    “Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë, ngase nevojiten disa orë derisa ngrohja të arrijë në radiatorët e tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e djeshëm. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark