
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka lansuar të hënën një platformë online që për synim ka angazhimin e qytetarëve që jetojnë jashtë shtetit. Platforma thirret “KosovaDiplo365”. Por, një platformë digjitale për lobim online ishte lanësuar para 11 viteve nga Qeveria Mustafa, shkrun Gazeta Insajderi.
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi në vitin 2013 kishte lanësuar portalin online “Digital Kosovo” i cili kishe qëllimin e njëjtë sikur të platformës që lansoi qeveria Kurti të hënën duke i dhënë jehonë të madhe me prezencën edhe të kryeminisrit Kurti.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi në prezantimin e platformes e ka cilësuar si “Qasje e re e Diplomacisë Politike të Kosovës”, por, ka harruar se një platformë e tillë veçse ishte e lanësuar para 11 viteve.
Kjo është platforma e lanësuar para 11 viteve nga Petrit Selimi
Në vitin 2013- Ministra e Punëve të Jashtme dhe Fondacioni IPKO, kishin lansuar në internet portalin “Digital Kosovo” e cila do të shërbejë si dritare informimi, për qytetarët e Kosovës, por edhe atyre të huaj që e shfrytëzojnë internetin dhe të lobojnë online për shtetin e ri.
Projekti iu mundësonte qytetarëve të Kosovës që të veprojnë si diplomatë digjital dhe të marrin pjesë në avokim online.
Platforma “KosovaDiplo365”
Edhe platforma digjitale “KosovaDiplo365” e lanësuar nga Qeveria Kurti ishte rezultat bashkëpunimit të QEverisë me MPJD si dhe Fondacionin Ipko.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka lansuar sot platformën digjitale KosovaDiplo365, që synon angazhimin e qytetarëve diplomatë në kudër të Diplomacisë Publike të Kosovës. Platforma KosovaDiplo365 vjen si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dhe Fondacionit Ipko, përfshirë dhe angazhimin direkt të bursistëve të Programit për Diplomaci Qytetare (CDF).”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
/Insajderi.org/