Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, i ka kushtuar një artikull raporteve të Kosovës me aleatët e saj, SHBA-të e Bashkimin Evropian.
Shkrimi i artikullit nis me pyetjen: Kosova nuk ka më miq?
Që nga lufta ajrore e NATO-s kundër Jugosllavisë në vitin 1999, Perëndimi pothuajse gjithmonë ka mbajtur anën e Kosovës. Por për momentin jo vetëm që janë të tensionuara marrëdhëniet me SHBA-në, por edhe me BE-në, shkruan FA, përcjell Insajderi.
Për dallim nga Afganistani, angazhimi perëndimor në Kosovë ishte gjithashtu mjaft i suksesshëm vlerëson gazeta gjermane.
Sot, Kosova është padyshim më demokratike se Serbia, provinca e së cilës ishte dikur, dhe Prishtina është gjithashtu më mirë për sa i përket standardeve të sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave sesa në Beograd.
Për dallim nga qeveria serbe, askush në kabinetin kosovar nuk po flirton me afërsinë me regjimin e diktatorit rus Putin, thuhet më tej në shkrim.