“A më shumë vlen Albini se atdheu ynë?”, Klinaku përsërit deklaratën për vrasje të kryeministrit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “A më shumë vlen Albini se atdheu ynë?”, Klinaku përsërit deklaratën për vrasje të kryeministrit

    Insajderi
    30 August 2023 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka përsëritur deklaratën e mbrëmshme që e ndërlidhi me vrasje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

    Klinaku, me anë të një postimi në ‘Facebook’ është shprehur kritik se pse iu është vlerësuar si skandaloze kjo deklaratë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se: A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë?”, ka shkruar ai.

    “Prapë po e përsëris pra, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova””, përfundon postimi i kryetarit të u.d. të OVL-UÇK-së. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark