"A mos je ti hallka kryesore?" Asambleisti i LDK-së hedh dyshime ndaj kryetarit të Ferizajt: Pse s’i shkarkon njerzëzit e tu që po përballen me drejtësinë? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “A mos je ti hallka kryesore?” Asambleisti i LDK-së hedh dyshime ndaj kryetarit të Ferizajt: Pse s’i shkarkon njerzëzit e tu që po përballen me drejtësinë?

    Insajderi
    19 May 2024 - 19:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Flamur Istrefi ia ka përmendur kryetarit, Agim Aliut disa nga vartësit e tij që po hetohen për vepra të ndryshme si ‘keqperdorim i dëtyres zyrtare’ e ‘kanosje’.

    Asamblisti Istrefi e ka pyetur se pse kryetari i kësaj komune nuk po i liron nga detyra njerëzit e afërt që po përballen me drejtësinë.

    Istrefi pyeti nëse Agim Aliu është “hallka kryesore” e keqpërdorimeve që thotë se po bëhen në këtë komunë.


    “Njerëzit e afërt të Agim Aliut po përballen me drejtësinë, e këtij s’po i dëgjohet zëri. Zëvendësi i tij akuzohet për keqpërdorim detyre, kryesuesi i Kuvendit për kanosje e Kryeshefja e Prokurimit për çështje tenderash. Pyetja që duhet të shtrohet sot është: Pse nuk po i liron nga detyra këta njerëz kryetari nëse pretendon se do qeverisje të pastër?”, shkroi Istrefi në një postim në Facebook.

    “A mos është arsyeja e gjithë kësaj se keqpërdorimet në komunën e Ferizajt janë zinxhirore dhe hallka kryesore është vetë i pari i komunës? A po frikësohet Agim Aliu që pas shkarkimit të tyre, zhytet në telashe pasi që të dalë sheshazi e vërteta? Apo mbase fati i njëjtë po e pret edhe kryetarin, për të cilin veçse është raportuar se po hetohet?”, shtoi ai.

    Asambleisti i LDK-së i kërkoi Aliut të veprojë.

    “Hajde kryetar, shkarkoji njerëzit që po të akuzohen! Dil e fol për akuzat që po ju bëhen si qeverisje! Ose lëje mandatin se edhe ashtu veç telashe je duke sjellë!”, shkroi Istrefi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark