A mund ta zëvëndësojë gazi amerikan atë rus në Europë? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Op-Ed
  • Lajme

    A mund ta zëvëndësojë gazi amerikan atë rus në Europë?

    Insajderi
    27 April 2022 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    The Economist

    Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

    Ka pasur spekulime të shumta për të ardhmen e energjisë europiane që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës dhe në veçanti për furnizimin e saj me gaz natyror. Kontinenti siguron rreth një të katërtën e energjisë  nga gazi.

    Në vitin 2019 Rusia importoi mbi 40% të gazit. Por Perëndimi nuk ka vendosur ende kufizime në eksportet e gazit rus, megjithëse Gjermania ka pezulluar licencimin e Nord Stream 2, një tubacion i përfunduar, por ende jo funksional midis Rusisë dhe Gjermanisë.

    Por, çfarë do të ndodhë nëse Vladimir Putin  do të ndërpresë  furnizimin me gaz për Perëndimin?

    Një burim alternativ i energjisë është gazi natyror i lëngshëm (lng), i cili zakonisht transportohet nga deti.

    Deri në çfarë mase mund të zëvendësojë gazin rus, gazi natyror i lëngshëm?

    Europa tashmë përdor LNG; ajo përbën rreth një të katërtën e importeve të gazit natyror në rajon. Por lind pyetja se sa e aftë është Europa të përpunojë gazin e lëngshëm.

    Gazi i lëngshëm  fillimisht kthehet në lëng për t’u transportuar; më pas duhet të “ri-gazohet” në terminale, zakonisht afër bregdetit, përpara se të përdoret për ngrohjen dhe energjinë e shtëpive. Investimet e mëdha në impiantet e rigazifikimit nënkuptojnë se Europa ka mjaft kapacitete.

    Terminalet përbënin 45% të kapacitetit vitin e kaluar, sipas Energy Intelligence, megjithëse jo të gjithë këta terminale janë në vendin e duhur. Gjermania nuk ka terminale, ndërsa Spanja ka një të katërtën e kapacitetit të kontinentit, edhe pse infrastruktura e saj e gazit është kryesisht e izoluar nga pjesa tjetër e Europës, raporton abcnews.al.

    Problemi më i madh është furnizimi i disponueshëm i LNG. Eksportuesit më të mëdhenj të LNG janë Amerika, Australia dhe Katari. Nevojitet një kohë e gjatë për të rritur kapacitetin e eksportit, kështu që shpresa më e mirë afatshkurtër e Europës do të ishte të kontrollonte ngarkesat ekzistuese LNG-së  të destinuara fillimisht për vende të tjera.

    Por Azia gjithashtu është e përqëndruar në importin e gazit të  lëngshëm. Importet e Kinës u rritën me 82% midis 2017 dhe 2020, për shembull; Vitin e kaluar ajo kaloi Japoninë si importuesi më i madh në botë.

    Dhe importi i 70%  të LNG-së së tregtuar globalisht përfshin kontratat që zgjasin dhjetë vite ose më shumë. Europa priret të mbështetet në tregjet spot dhe kontratat me një kohëzgjatje të shkurtër.

    Në të kaluarën, diçka e tillë i ka lejuar Europës të përfitojë nga çmimet e ulëta kur stoqet ishin të shumta, dhe ka siguruar që vendet të mos angazhohen për përdorimin e lëndëve djegëse fosile në të ardhmen.

    Por gjithashtu e ka lënë Europën në mëshirën e tregut.

    Kur rezervat e gazit të Europës u pakësuan gjatë vjeshtës dhe dimrit, pjesërisht për shkak të rënies së furnizimeve ruse, importet e gazit shënuan rritje. Po kështu edhe çmimet. Në të kaluarën, çmimet në Azi kanë qenë zakonisht më të larta se në Europë.

    Por në muajt e fundit çmimi në Europë ka qënë në përputhje me nivelet aziatike. Pushtimi i Ukrainës vetëm sa i ka përkeqësuar gjërat. Çmimi i LNG në Europën veriperëndimore u rrit me 29% brenda një dite, pasi Putin njoftoi “operacionin e tij special ushtarak” më 24 shkurt.

    Politikanët po përpiqen të sigurojnë furnizime të reja me gaz të lëngshëm për Europën. Meqë Amerika nuk është në gjendje të sigurojë shumë më tepër, Presidenti Joe Biden ka premtuar se dotë ndihmojë Europën të gjejë burime.

    Deri më tani, përpjekjet e tij kanë dhënë pak fryte. Më 22 shkurt, ministri i energjisë i Katarit tha se ishte “pothuajse e pamundur” furnzimi me gaz të lëngshëm për të zëvendësuar gazin rus.

    Gazi i lëngshëm nuk është e vetmja levë që Europa ka për të kompensuar mungesën e furnizimeve ruse, por është më e rëndësishmja.

    /abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    23 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark