A mund të bëhet në Kosovë shërbimi ushtarak i obligueshëm? - flasin qytetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    A mund të bëhet në Kosovë shërbimi ushtarak i obligueshëm? – flasin qytetarët

    Insajderi
    09 November 2021 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi ushtarak mund të bëhët i obligueshëm në Kosovë, kështu pati deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvend.

    Disa herë gjatë qeverisjes së tij, Kurti ka përmendur një gjë të tillë.

    “Me qeverisjen tonë shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm, në përputhje me praktikat dhe standartet më të mira të vendeve të NATO-së, do të fillojmë përgatitjen për shërbimin obligativ ushtarak. Ky shërbim do të jetë në kohëzgjatje për tre muajore i cili do t’i ndihmoj FSK-së t’i përmbush detyrat dhe rolin e saj shtesë në fushën e mbrojtjes”, kishte thënë Kurti.

    Por një gjë e tillë duket se do marrë kohë, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pati thënë se për një gjë të tillë duhet një plan gjithëpërfshirës.

    Shërbimin ushtarak duket se qytetarët po e mbështesin fort, sipas tyre një gjë e tillë duhet të ndodh shumë shpejt.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark