A mund të bëhet trajner i Milanit, Pep Guardiola? - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    A mund të bëhet trajner i Milanit, Pep Guardiola?

    Insajderi
    02 April 2025 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Corriere della Sera dhe La Gazzetta dello Sport pretendojnë se Roberto De Zerbi është kandidati kryesor për trajnerin e ri të Milanit, por gjithashtu theksojnë se ka gjasa që trajneri aktual i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ta marrë këtë post.

    Gazetat e njohura italiane shkruan se Guardiola mund të jetë trajneri që do të drejtojë Milanin në sezonin e ardhshëm.

    Thashethemet për këtë kanë qarkulluar prej disa ditësh dhe lidhja është se drejtori i ardhshëm sportiv i kuqezinjve Fabio Paratici dhe Pep janë në marrëdhënie të mira, shkruan Insajderi.

    Guardiola luajti për Romën dhe Brescia në Itali, por në vitin 2023 tha se ka pak shanse që ai të kthehet në Itali si trajner.

    Ai vlerësoi gjithashtu De Zerbin, i cili tani është kandidati kryesor për trajnerin e ri të Milanit.


    Paratici ka arritur një marrëveshje verbale me drejtuesit e kuqezinjve për t’u bërë drejtori i ri sportiv i klubit sezonin e ardhshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark