×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    A mund të nxiheni në hije?

    Insajderi
    16 July 2024 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besojeni apo jo, nuk duhet të jeni në rrezet e diellit direkte dhe të plotë për të marrë një nxirje.

    Për sa kohë që drita ultravjollcë nga rrethina juaj reflektohet tek ju, atëherë lëkura juaj po e thith atë. Kjo mund t’ju ndodhë në një mal apo edhe nën një çadër në një plazh.

    Rëra reflekton fuqishëm rrezet e diellit. Nëse jeni afër saj dhe dielli është jashtë, ju do të merrni ngjyrë, përveç nëse i gjithë trupi juaj është i mbuluar. Ose mund të jeni pranë një pasqyre ose një sipërfaqe me shkëlqim që po hedh shumë rreze dielli në lëkurën tuaj pa e kuptuar ju.

    Edhe nëse jeni në hije, do të keni një nxirje. Prandaj, sigurohuni që të mbani gjithmonë krem ​​kundër diellit si mbrojtje në lëkurën e ekspozuar, edhe nëse planifikoni një ditë në hije.

    Ndërkohë që për disa një nga shqetësimet kryesore është edhe nxirja e trupit këtë sezon veror, për ‘të pafatët’, që nuk kanë mundësi për pushime të gjata në bregdet, ju listojmë tre ushqimet që do t’ju ndihmojnë të nxiheni më shpejt. Patatet e ëmbla, brokoli dhe kungulli nuk duhet t’i mungojnë dietës suaj!

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark