A mund të përballet Mbretëria e Bashkuar vetë me Rusinë? - Trump 'tallet' me Starmerin në Shtëpi të Bardhë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    A mund të përballet Mbretëria e Bashkuar vetë me Rusinë? – Trump ‘tallet’ me Starmerin në Shtëpi të Bardhë

    Insajderi
    27 February 2025 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri britanik Sir Keir Starmer u takua sot në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump.

    Gjatë takimit, Guardian raporton se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk është përgjigjur qartë kur u pyet nëse SHBA do t’u vijë në ndihmë trupave potenciale britanike të dislokuara në Ukrainë.

    Trump tha se britanikët mund të “kujdeseshin shumë mirë për veten” dhe lavdëroi ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar.

    Ai më pas tha nëse Mbretëria e Bashkuar kishte nevojë për ndihmë, ‘Unë do të jem gjithmonë me britanikët, do të jem gjithmonë me ta’.

    Pas kësaj përgjigje, Trump e pyeti kryeministrin britanik Keir Starmer, nëse Britania mund të “përballet vetë me Rusinë” përpara se të shpërthente në të qeshura.

    Pamje nga ky moment, mund të shihni KËTU


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark