Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, iu parashtrua edhe një pyetje se a është në mesin e përfituesve të grantit edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
“Grant? Ku? Kurrë se besoj?”, u shpreh Peci në ‘DPT te Fidani’ në Klan Kosova.
“Besnik Bislimi me apliku për grant? Nuk ka asnjë logjikë”, tha ai.
“Unë nuk i di as emrat e aplikuesve e as emrat e përfituesve”, theksoi Peci.