A po divorcohen Barack dhe Michelle Obama, si qëndron e vërteta? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    A po divorcohen Barack dhe Michelle Obama, si qëndron e vërteta?

    Insajderi
    17 January 2025 - 14:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjetet sociale po vlojnë me disa spekulime për jetën personale të çiftit Barack dhe Michelle Obama.

    Mungesa e Michelle, njëherësh ish-zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara në dy ngjarje publike të profilit të lartë ka ndezur thashetheme të pabaza për një divorc mes saj dhe ish-presidentit .

    Ajo ka folur edhe më parë për uljet dhe ngritjet e saj martesore, ndonëse u shpreh për “këmbënguljen” që ndihmoi në lundrimin e këtyre mosmarrëveshjeve me bashkëshortin.

    Por pse janë përhapur thashethemet për divorc mes çiftit Obama dhe çfarë i nxiti këto spekulime?

    Postimet për këto spekulime dhe pyetja nëse çifti po shkon drejt divorcit u bënë kur u raportua se Michelle Obama ka anashkaluar inaugurimin e Presidentit të sapo-zgjedhur Donald Trump, inaugurim që bëhet të hënën më 20 janar.

    Zyra e saj tha të martën që ish-Presidenti Barack Obama është konfirmuar që do të marrë pjesë në ceremoninë e 60-të të inaugurimit derisa ish-Zonja e Parë, Michelle Obama, nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e ardhshëm.

    Komunikata nuk ofroi një shpjegim pse do të mungojë në inaugurim, ku tradicionalisht marrin pjesë ish-presidentët dhe bashkëshortët e tyre.

    Kjo është ngjarja e dytë e profilit të lartë në të cilën Michelle Obama ka refuzuar të marrë pjesë.

    Javën e kaluar, ish-zonja e parë nuk e shoqëroi bashkëshortin e saj, Barack, në funeralin e ish-presidentit amerikan Jimmy Carter. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark