A po e mbrojnë ‘Ridin’? VV-ja e kundërshton themelimin e Komisionit Hetimor për rezerva shtetërore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A po e mbrojnë ‘Ridin’? VV-ja e kundërshton themelimin e Komisionit Hetimor për rezerva shtetërore

    Insajderi
    21 September 2023 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar nismën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin dhe menaxhimin e Rezervës Shtetërore.

    Kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nisma e LDK-së për themelimin e këtij komisioni parlamentar është “ngutshme”.

    “Me datën 5 shtator, Grupit Parlamentar i LDK-së ka ndërmarrë një hapa i cili është një hap i ngutshëm sipas Grupit Parlamentar të LVV-së, duke dërguar në Kuvendin e Kosovës për themelimin e Komisionit Parlamentar për Hetimin dhe Menaxhimin e Rezervave Shtetërore”, ka thënë Kusari-Lila.

    Kusari-Lila tha se puna e komisioneve parlamentare merr, përfarësisht, deri në gjashtë muaj deri në nxjerrjen e konkluzave.

    Ajo tha se formimi i komisionit është kërkesë për të krijuar paralelizëm mes kuvendit dhe organeve të hetuesisë.

    “Tash a doni zgjedhje, a s’doni zgjedhje? Sepse po kërkoni të bëheni hetues për gjashtë muaj ditë”, ka thënë ajo. “Kjo kërkesë synon të formojë paralelizëm me organet e hetuesisë”.

    I dyshuari kryesor për keqpërdorime në rastin e rezervave shtetërore është Ridvan Muharremi, miku i kryeministrit Albin Kurti. Së fundmi, ai është liruar nga paraburgimi bashkë me dy zyrtarët e MINT-it, Irfan Lipovica dhe Haviz Gara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark