A po e nënçmon Abdixhiku opozitën?: S’bëhemi vagon i pesë partive të vogla e asnjëra fituese - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A po e nënçmon Abdixhiku opozitën?: S’bëhemi vagon i pesë partive të vogla e asnjëra fituese

    Insajderi
    29 May 2025 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, PDK-në apo partitë e tjera opozitare, duke dhënë një deklaratë që duket paksa nënçmues për siç i quajti ai “partitë e vogla”.

    Abdixhiku tha se LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e ndonjë bashkimi vetëm për interesa pushteti, dhe se nuk sheh logjikë që partia e tij të bëhet “vagon” i partive që nuk kanë fituar asnjë palë zgjedhje.

    “Nuk do të jetë LDK-ja për interesa partiak. Po t’i kisha interesat partiak vetëm të pushtetit, ne do të bënim koalicion me të parin sepse s’ka marrëveshje më të mirë se me të parin – por të mos kishim dallime ideologjike dhe vlerore. Por vagon për vagon, të bëhemi vagon i pesë partive të tjera, të vogla e asnjëra fituese, për besë nuk ka as logjik – pra le ta harrojnë këtë temë, sepse nuk do të ndodhë as tash e as në zgjedhjet e ardhshme,” deklaroi ai në T7 përcjell Insajderi.

    “Në takimet tona ua kam bërë të qartë të gjithë liderëve se nuk i keni votat për një çështje të tillë dhe mjaft me llogaritje të tilla politike, sepse janë joreale. Bëhuni të sinqertë, dilni dhe tregoni njerëzve se nuk i keni votat, nuk i keni votat. Sot po them: bëhuni të sinqertë, tregoni që s’i keni votat. Meqë s’i kemi votat, s’duhet ta pretendojmë një gjë të tillë,” u shpreh Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark