×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    A po kurdiset konkursi? Këshilltari i ministrisë së Vitisë synon postin e drejtorit të SHSKUK’së

    Insajderi
    15 May 2023 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëri prej kandidatëve për postin e drejtorit të SHSKUK’së del të jetë i lidhur ngushtë me ministrinë e Shëndetësisë. Ai është Elvir Azizi. Ai ka këshilluar për kohë të gjatë ministrinë e udhëhequr nga Arben Vitia. Dorëheqja e tij pak para hapjes së konkursit nxitë dyshime për kurdisje të mundshme të konkursit, i cili deri para hapjes së konkursit ka shërbyer në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Gazeta Insajderi ju sjell detajet e rastit.

    Elvir Azizi, është angazhuar si ekspert i fushës së Farmacisë përmes një marrëveshje që kishte lidhur Banka Botërore me Ministrinë e Shëndetësisë që udhëhiqet nga Arben Vitia.

    Nga të dhënurit ekspertiza për ministrinë e Vitisë ka dhënë dorëheqje në momentin kur ka parë konkursin për të parin e SHSKUK-së. Këtë e konfirmoi edhe vet Azizi në përgjigje për Insajderin.

     “Jo, jo kam dhënë dorëheqje, para se me apliku për konkurs”, teksa shtoi se nuk i kujtohet saktë data se kur ka dhënë dorëheqje.

    Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se “Zoti Azizi është angazhuar si Ekspert i fushës së farmacisë përmes njësisë koordinuese të Bankës Botërorë, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes me Bankën”, por nuk kanë kthyer përgjigje për pjesën e kryerjes së pagesës.

    I pyetur se nga kush i është ekzekutuar pagesa, Azizi ka thënë se nuk e di saktë, sipas tij mund të jetë kryer edhe nga MSH.

    Drejtën më të thënë nuk e kam këqyrë marrëveshja është mes Bankës Botërore, unë nuk e di qysh saktësisht kanë shkuar procedurat, por ajo është transparente ka qenë një proces i aplikimit në Bankën Botërore, aty kanë aplikuar jam përzgjedh si ekspert, kam kryer punën time dhe aq”, ka thënë ai për Insajderin.

     Ai ka thënë se se sa ka shërbyer si ekspert, mohon të ketë pasur raport direkt me ministrin Vitia.

    “Me ministrin nuk kam pasur punë, veç me pjesën administrative. Me ministrin njihemi, sikur këta të Prishtinës me njëri-tjetrin”, tha kandidati për drejtor të SHSKUK-së për Insajderin.

    Përveç, Elvir Azizit edhe pesë kandidatë tjerë ia kanë mësyrë pozitës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës. Konkursi për drejtor të SHSKUK-së zyrtarisht është mbyllur me 9 maj, pas përfundimit të afatit sipas Ligjit për Zyrtarët Publik.

    SHSKUK është me zëvendësdrejtor që nga gushti i vitit të kaluar kur pati dhënë dorëheqje ish-drejtori Valbon Krasniqi. Ai u pasua nga Pranvera Zejnullahu-Raçi e cila dha dorëheqje pas 6 muajsh dhe më pas në vend të saj u emërua Narqize Arenliu./GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark