A po paralajmëron ambasadori spanjoll në Beograd se Spanja nuk e përfill planin evropian për Kosovën dhe Serbinë? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    A po paralajmëron ambasadori spanjoll në Beograd se Spanja nuk e përfill planin evropian për Kosovën dhe Serbinë?

    Insajderi
    27 February 2023 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërkohë që po zhvillohet takim i Nivelit të Lartë në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dritën e propozim-planit evropian, ambasadori spanjoll në Beograd, Raul Bartholome Molina, thotë se Spanja nuk do të ndërrojë qëndrim në raport me Kosovën, shkruan Insajderi.

    “Madridi do të vazhdojë të respektojë ‘integritetin territorial’ të Serbisë”, ka thënë Molina derisa ka thënë gjithashtu se Spanja nuk do të votojë kundër intereseva të Serbisë në organizata ndërkombëtare.

    “Ambasadori Raul Bartholome theksoi se Spanja do të vazhdojë të respektojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, në pajtim të drejtën ndërkombëtaere, dhe shtoi se lidershipi i Spanjës nuk do të votojë kundër interesave serbe në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga mediat serbe.

    Kujtojmë se njëra nga pikat e propozim-planit evropian i cili diskutohet sot zyrtarisht në BE, është që Serbia nuk e pengon anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    Mes tjerash, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, thotë se ky plan e ka mbështetjen e 27 shteteve evropiane, përfshirë edhe pesë shtetet mosnjohëse të BE-së./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark