A po rrezikohet edhe Byroja e Konfiskimit të Pasurisë? Zyrtari i PDK’së paralajmëron se Kushtetuesja mund ta shfuqizojë atë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    A po rrezikohet edhe Byroja e Konfiskimit të Pasurisë? Zyrtari i PDK’së paralajmëron se Kushtetuesja mund ta shfuqizojë atë

    Insajderi
    26 March 2023 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas disfatës që Qeveria e Kosovës pësoi nga rrëzimi i Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi, shprehet optimist se partia të cilës i përket do të ngazëllejë fitimtare edhe në çështjet e tjera për të cilët i kanë dërguar për opinion në kushtetuese, shkruan Insajderi.

    “Pas fitores së rastit për; Prokurorinë dhe KPMSHC, në Kushtetuese, pritën fitore edhe për; 1) Byron Politike të konfiskimit të pasurisë me vendime politike. 2) Për zyrtarët publik. 3) Për Energjinë”, shkroi ai në Facebook.

    “PDK, e bindur në drejtësi, po fiton të gjitha rastet për të ndalur pushtetin autoritar të Kurtit”, përfundoi ai.

    Kujtojmë se Gjyka Kushtetues ia rrëzoi në tërësi si të pavlefshme Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, gjë që zgjoi indinjatë të thellë te Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila edhe u shpreh se GJK ishte e anshme duke vënë “interesin e disa anëtarëve të KPK-së para interesit të përgjithshëm”.

    Nuk është hera e parë që kjo qeveri shkel aktin më të lartë juridik të vendit dhe ankohet në vendimet e saj në qoftë se ato bien ndesh me botëvështrimin e tyre, përveç nëse aktvendimet u bien në favor si ajo e për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në të cilën thirren vazhdimisht ose opinioni për ligjshmërin e ish-Qeverisë Hoti, të cilin e kishin duartrokitur./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark