Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se një deputete si Doarsa Kica-Xhelili është nder që ta ketë në partinë e tij.
Abdixhiku në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Kica-Xhelili është njëra ndër deputetet më aktive në Kuvendin e Kosovës.
Ai tha për njerëz të mirë si ajo, LDK-ja është e interesuar t’i ketë në parti.
“Deputetja Doarsa Kica Xhelili është njëra ndër deputetet më aktive në Kuvendin e Kosovës. Është profesionale e përgatitur që shtyn interesa shoqërore të gjitha niveleve. Do të ishte nder për secilën parti që ta ketë në radhët e veta një deputete si ajo.
Njerëzit më të mirë që i ka Kosova jemi të interesuar t’i kemi në parti”, tha Abdixhiku.