A po shkon edhe Malisheva në balotazh? - Këto janë rezultatet e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A po shkon edhe Malisheva në balotazh? – Këto janë rezultatet e fundit

    Insajderi
    17 October 2021 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për votat e numëruara deri më tani në komunën e Malishevës.

    Sipas 74.63% të votave, në komunën e Malishevës po prin kandidati i Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, me 5 mijë e 760 vota, apo 35.92%.

    I dyti në Malishevë është Isni Kilaj i Partisë Demokratike të Kosovës, me 4 mijë e 351 vota, 27.14%.

    Bajrush Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës deri më tani ka marrë 2 mijë e 843 vota, apo 17.73%.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka marrë 2 mijë e 372 vota, apo 14.79%.

    Kastriot Berisha i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës deri më tani ka marrë 660 vota, apo 4.12 për qind, ndërkaq kandidati i pavarur Selajdin Bytyqi ka marrë 48 vota, apo 0.30%.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark