×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    A po vazhdon nepotizmi në Lipjan?- E fejuara e asamblistit të Imri Ahmetit “rehatohet” me një pozitë

    Insajderi
    04 June 2024 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Lipjanit kishte hapur konkurs për pranimin e një mësimdhënësi/e të gjuhës shqipe. Për këtë pozitë u përzgjodh e fejuara e asamblistit të LDK’së, Armend Grajqevcit. Grajqevci për Insajderin mohoj të ketë pasur ndonjë ndikim.

    Gazeta Insajderi

    Konkursi i hapur nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Lipjanit për pozitën e “mësimdhënëses” në shkollën “Ernest Koliqi”, Babush i M, përfundoi me punësimin e të fejuarës së asamblistit të LDK’së.

    Blerina Bytyqi është përzgjedhur në listën e kandidatëve të pranuar për mësimdhënëse të Gjuhës Shqipe në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ernest Koliqi” Babush i M.

    Konkurs ky i nënshkruar nga Drejtori i Drejtorisë komunale të Arsimit.

    Blerina Bytyqi, njëkohësisht është edhe e fejuara e asamblistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega Lipjan, Armend Grajqevci.

    Çifi shihen bashkë edhe në fotografi, gjatë pushimeve.

    Asamblisti i LDK’së në Lipjan, shihet jo rrallë herë edhe në shoqërinë e kryetarit Imri Ahmeti.

    Në një foto të publikuar nga vetë Armend Grajqevci, me 30 gusht 2021, shihet përkrahë të parit të Lipjanit.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me vetë asamblistin e LDK’së, Armend Grajqevcin, i cili mohoi të ketë pasur ndikim në punësimin e Blerinës.

    “Unë nuk jam punëtor i institucionit komunal që të kem gisht në këtë punë e aq më pak për punën në fjalë dhe se mendoj që këto pyetje duhet shtruar DKA-së dhe jo individëve”, tha Grajqevci.

    Gazeta Insajderi, poashtu ka provuar të kontaktojë me DKA’në në komunën e Lipjanit, por deri në publikimin e këtij teksti, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

    Gjithashtu, Insajderi ka dërguar pyetje edhe vetë personit në fjalë, Blerina Bytyqit, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigjje.

    Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark