A u intervistua dikush më herët në Zyrën e Kryeministrit? Blerim Isufaj demanton Albin Kurtin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A u intervistua dikush më herët në Zyrën e Kryeministrit? Blerim Isufaj demanton Albin Kurtin

    Insajderi
    30 December 2024 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Specializuar, Blerim Isufaj, është deklaruar lidhur me deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me refuzimin e ftesës së kësaj prokurorie që të dëshmojë si dëshmitar për rastin e rezervave shtetërore.

    Isufaj në një konferencë për media ka thënë se nuk është në dijeni se dikush më herët është intervistuar në objektin e Qeverisë.

    “Ligji është i njëjtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe zyrtarë të lartë shtetërorë. Çdo person që ftohet ka përgjegjësi ligjore të bashkëpunojë me institucionin e drejtësisë. Ju bëj thirrje të gjithë institucioneve publike që të tregojnë përkushtim dhe të shmangin retorikën. Nuk jam këtu për t’i komentuar deklaratat e askujt, sepse fare s’më interesojnë. Po flas ato që unë e di”, deklaroi Isufaj.

    “Prokuroria Speciale nuk përdor skenare, nuk bëjmë dallime as për nga pozita as nga emra. Unë nuk kam informacione nëse ndokush është intervistuar ndonjëherë në zyrën e Kryeministrit. Situata të tilla s’kemi pasë”, tha ndër të tjera ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark