A u ndaluan ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës? Komuna e Prishtinës del me reagim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A u ndaluan ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës? Komuna e Prishtinës del me reagim

    Insajderi
    25 April 2025 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës tha ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës nuk janë ndaluar.

    Drejtoria e Arsimit, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore të komunës, ka përfunduar hartimin e një akti udhëzues i cili rregullon të gjitha aktivitetet jashtëkurrikulare në Kryeqytet.

    “Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore, ka finalizuar aktin udhëzues i cili rregullon aktivitetet jashtëkurrikulare, si mbrëmjet e maturës, semi-maturës, ekskursionet brenda dhe jashtë Prishtinës, ditët e shkollave dhe aktivitete të tjera. Ky udhëzim do të vlejë për procedurat në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Komunës.

    Ky sqarim vjen në një kohë kur ishin përhapur shqetësime mes prindërve dhe nxënësve për mundësinë e ndalimit të aktiviteteve tradicionale të fundvitit shkollor


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark