Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin që ka pasur bashkë me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me përfaqësues të Listës Serbe.
Lajçak ka ndarë një foto, në të cilën diplomati amerikan dhe ai evropian nuk i shikojnë në sy kryetarin dhe nënkryetarin e Listës Serbe, Igor Simiq dhe Goran Rakiq, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndryshe nga takimi me Listën Serbe, fotografitë e ndara nga Lajçak me shoqërinë civile serbe ishin pak më të hareshme.
“Asnjë zgjidhje politike për uljen e tensioneve në veri të Kosovës nuk mund të arrihet pa popullatën e prekur. Me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe shoqërisë civile, ne theksuam nevojën që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e reja”, thuhet në njoftimin e Lajçak.
Takimi është realizuar në kuadër të vizitës së dy emisarëve në Kosovë, pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës. /Insajderi.org/