A u shkaktua skandal nga VAR-i në fund të Premier Ligës? Publikohen pamjet nga Old Trafford - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    A u shkaktua skandal nga VAR-i në fund të Premier Ligës? Publikohen pamjet nga Old Trafford

    Insajderi
    25 May 2025 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fundi i sezonit në Ligën Premier solli një tërbim të vërtetë në betejën për kualifikim në Ligën e Kampionëve, në të cilën skuadra e Aston Villas u dëmtua në mënyrë drastike.

    Aston Villa vizitoi Manchester United dhe kishte nevojë për një fitore ose, në disa skenarë, një pikë për t’u kualifikuar në garën elitare, por Djajtë e Kuq fituan 2-0.

    Por do të ketë shumë diskutime në Angli rreth vendimit të pabesueshëm të gjyqtarëve për të anuluar golin e Morgan Rogers që i dha Villas epërsinë në minutën e 75-të të ndeshjes.

    Pastaj Rogers i mori një top portierit të pakujdesshëm të United, Altay Bayındır, dhe e dërgoi në portë, por gjyqtarët dhanë një faull.

    Pamja e përsëritur tregoi se Rogers e preku topin përpara se Bayindir ta kishte në dorë, por gjyqtari as nuk e pa videon e VAR-it.

    Vendimi për të anuluar golin u la në fuqi, pas së cilës Amad Diallo dhe Christian Eriksen i dhanë Unitedit fitoren 2-0 dhe e lanë Villan pa Ligën e Kampionëve.

    Aston Villa kishte nevojë për një pikë për të përfunduar në vendin që çon në Ligën e Kampionëve, por kështu përfunduan të gjashtët në tabelë, dhe ky vend i çon në Ligën e Evropës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark