A u tradhtua Limaj nga Kurti? Konfirmon se u dakorduan "gojarisht" për postin e kryeparlamentarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    A u tradhtua Limaj nga Kurti? Konfirmon se u dakorduan “gojarisht” për postin e kryeparlamentarit

    Insajderi
    26 May 2025 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Nismës dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj ka konfirmuar se është takuar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kutin, shkruan Insajderi.

    Ai ka thënë se Albin Kuritit ia ka kërkuar postin e kryeparlamentarit.

    “Kishim një dakordim gojor për këtë pozitë me Kurtin. Ai ka pas me shku me fol me strukturat e tij për këtë propozim”, tha Limaj.

    Këtë dakordim, Limaj thotë se e kishin në fillimet e seancave për konstituimin e Kuvendit. Para propozimit të Albulena Haxhiut.

    Por, sipas tij nuk kishin marrëveshje konkrete.

    “Ne nuk kemi pas marrëveshje me shkrim”- thotë Limaj.

    Tutje, Limaj tha se Kurti i ka ofruar poste ministrore të cilat i ka refuzuar kreu i Nisës.

    “Ai dëshiroi partneritet. Kurti me ofroi me qenë pjesë e Qeverisë. Unë i kam thënë se Nisma nuk është e interesuar për Qeveri”, tha ai./ Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark