AAK: Daut Haradinaj takon grupe që po vijnë nga diaspora në përkrahje të Kosovës Fituese – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    AAK: Daut Haradinaj takon grupe që po vijnë nga diaspora në përkrahje të Kosovës Fituese

    Insajderi
    05 February 2025 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Daut Haradinaj, ka pritur në takim grupet e para të ardhura nga diaspora pë ta shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

    “Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë aktivistët për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë këtyre ditëve. Dje dhe sot kam pritur grupet e para të vëllezërve mërgimtarë që kanë ardhur nga diaspora në përkrahje të Kosovës Fituese”, ka thënë Daut Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se diaspora e do një Kosovë që fiton, të integruar dhe të zhvilluar.

    “Diaspora e do një Kosovë që fiton, të integruar dhe të zhvilluar në rresht me botën perëndimore. Andaj me 9 shkurt me gjithë këtë përkrahje dhe mobilizim, suksesi është i pashmangshëm. Faleminderit nga zemra për kontributin tuaj në vazhdimësi”, është shprehur Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark