Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me anë të një komunikate lëshuar për media i ka cilësuar deklarata e Thaçit për hetime e vrasjeve gjatë the pas luftës hipokrite.
“Deklaratat e Hashim Thaçit për hetimin e vrasjeve dhe të krimeve të bëra në Kosovë, qoftë gjatë, qoftë pas luftës në Kosovë, i konsiderojmë deklarata të vonuara dhe hipokrizi të tij”, thuhet në komuniaktë.
“Vet zoti Thaçi, që prej vitit 1999, ka qenë personi me mandatin më të gjatë qeverisës në Kosovë, dhe ai këto çështje ka mundur t’i kishte inicuar shumë kohë më parë”.
AAK thotë se inkurajon organet e drejtësisë, që t’i hyjnë me themel zbardhjes së të gjitha vrasjeve në Kosovë, “pavarësisht përkatësisë etnike dhe politike, por edhe krimeve të tjera, të cilat e kanë dëmtuar qytetarin dhe shtetin e Kosovës”.
Madje është një çështje për të cilën AAK shprehet shumë e interesuar që të hetohet deri në detaje.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shpreh shqetësimin e saj, pas bërjes publike të disa deklaratave, për përfshirjen e disa eksponentëve të PDK-së, duke përfshirë edhe ish kreun e saj, Hashim Thaçin, në manipulime financiare përmes sistemit bankar”, thuhet në kumtesën e AAK-së. /Insajderi.com