AAK dhe veteranët e UÇK-së bashkohen në protestën para ambasadës franceze - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK dhe veteranët e UÇK-së bashkohen në protestën para ambasadës franceze

    Insajderi
    05 January 2017 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Francës në Prishtinë do të ketë nesër para objektit qytetarë të ndryshëm të cilët janë ftuar që të bashkohen në një marsh protestues kundër ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë.

    Marshin protestues e ka thirrur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo që drejtohet nga Haradinaj.

    “Nesër në Prishtinë organizohet protestë paqësore si reagim ndaj arrestimit të liderit tonë Ramush Haradinaj në Francë. Do të takohemi tek New Born ora 13:00, për të vazhduar me marsh protestues deri te Ambasada Franceze”, thuhet në njoftimin që është shpërndarë nga personalitete të AAK-së.

    Në njoftim ftohen strukturat e AAK-së, qytetarët dhe mbështetësit që të mobilizohen për protestën e nesërme.

    Por disa orë pasi AAK-ja ftoj këtë marsh, në përkrahje i kanë dalë edhe anëtarët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së që kanë njoftuar se do t’i bashkohet marshit protestues për të kundërshtuar ndalimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Haradinaj ishte ndalur dje në Francë dhe prokuroria ka njoftuar se do ta mbajë në paraburgim deri në arritjen e kërkesës zyrtare për ekstradim nga Serbia./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark