AAK - Donikës: Kur ne kundërshtuam, ti ishe për koalicion me "Pronto" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK – Donikës: Kur ne kundërshtuam, ti ishe për koalicion me “Pronto”

    Insajderi
    16 August 2016 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari Ekzekutiv i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Valon Tolaj, i ka kujtuar deputetes Kadaj-Bujupi, se mund të publikohen edhe “përgjimet” tjera në të cilat dëshmohet se si kjo i kishte kërkuar AAK-së, që me çdo kusht AAK t’i bashkohet koalicionit qeverisës me “klanin Pronto”.

    Ish-deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, që tani është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka  akuzuar AAK-në për heshtjen ndaj audo-incizimeve të publikuar së fundmi në media. Gjatë një konference për gazetarë, ajo ka deklaruar se AAK-ja ka një marrëveshje të fshehtë, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

    Por, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i AAK-së. Zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj ka thënë për “Indeksonline” se partia e Hardinajt ka vite që ka folur për aferat konkrete, teksa të tjerë nuk e kanë pasur idenë rreth tyre.

    “AAK ka vite që e ka ngritur alarmin për rrezikun nga kapja e shtetit. Bile kur AAK-ja ka folur për afera konkrete, tjerët nuk e kanë pasur idenë dhe kanë qenë në gjumë”, ka thënë Nitaj.

    Sipas tij, përgjimet janë serioze dhe Aleanca thekson se duhet qëndrimin duhet ta japë Prokuroria e shtetit dhe organet e drejtësisë.

    “Përgjimet që janë bërë janë bukur serioze dhe Aleanca thotë se qëndrimin duhet ta japë sa më parë Prokuroria e shtetit dhe organet e drejtësisë”, ka shtuar ai.

    Ndërsa sa i përket deklaratës së Donika Kadaj Bujupit se AAK  ka një marrëveshje të fshehtë Nitaj ka thënë se AAK asnjëherë nuk do të jetë e afërt me asnjë person i cili është i përfshirë në çfarëdo forme në veprimtari që sanksionohet me ligjet e Kosovës.

    “AAK  asnjëherë në asnjë situatë nuk do të jetë e afërt me asnjë person i cili është i përfshirë në çfarëdo forme në veprimtari që sanksionohet me ligjet e Kosovës. Në momentin që konstatohet se këto përgjime mund të jenë bazë e mjaftueshme për ndjekje penale, është e domosdoshme që të fillojnë ndjekjet penale. Por pavarësisht një procesi të organeve të drejtësisë, tashmë AAK beson se ka hapësirë për një përgjegjësi politike të njerëzve, emrat e të cilëve janë lakuar në këto përgjime politike”, ka përfunduar Nitaj.

    Ndërkohë, Sekretari Ekzekutiv i kësaj partie, Valon Tolaj, i ka kujtuar deputetes Kadaj-Bujupi, se mund të publikohet edhe “përgjimet” tjera në të cilat dëshmohet sesi kjo i kishte kërkuar AAK-së, siç ka thënë ai, që me çdo kusht AAK t’I bashkohet koalicionit qeverisës me “klanin Pronto”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark