AAK e brengosur me pozitën e gruas në shoqërinë kosovare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK e brengosur me pozitën e gruas në shoqërinë kosovare

    Insajderi
    08 March 2016 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca e Gruas e AAK-së, është shprehur e brengosur për pozitën e gruas në shoqërinë kosovare për të cilën thonë se është e pakënaqshme.

    Kështu u tha në një tubim me gratë e AAK-së, ku në këtë parti aderuan rreth 30 gra, kryesisht nga Podujeva dhe Istogu.

    ”Përfshirja e pamjaftueshme e saj në vendimmarrje, kuotat e ulëta të përfaqësimit, numri jo i mjaftueshëm i grave të punësuara si dhe trajtimi i gruas në përgjithësi, shoqërinë kosovare po shndërrojnë në një shoqëtri maskiliste”, shkruan AAK në Facebook.

    Me këtë rast kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gruaja duhet ta marrë pozitën që i takon dhe se duhet të marrë pjesë në vendimmarrje, e në përcaktimin e politikave në vend.

    “Gruaja sot është gjysma e shoqërisë, dhe ajo duhet ta marrë pozitën që i takon. Është e drejtë e saj, që ajo të jetë edhe në vendimmarrje, edhe në përcaktimin e politikave në vend, edhe në drejtimin e shoqërisë”, tha  Haradinaj./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark