AAK: Faji për mos liberalizim të vizave bie mbi qeverinë Mustafa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK: Faji për mos liberalizim të vizave bie mbi qeverinë Mustafa

    Insajderi
    09 August 2016 - 22:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj konferencës së sotme të kryeministrit, ministrit të jashtëm dhe kryetarit të komisionit shtetëror të kufirit, duke thënë se “kësaj radhe nuk do të kaloni lehtë, ndërsa për situata jashtë kontrollit fajet do të bien mbi juve.”

    Ata nëpërmjet një deklarate kanë thënë se t’u thuash ekspertëve se nuk e kanë lexuar asnjë rresht, nuk është asgjë tjetër vetëm tendencë për të mbuluar falsifikimin e procesit.

    “Mos tentoni ta përgjithsoni fajin tuaj, për mos liberalizim të vizave. Ai proces është vështirë i realizueshëm, përderisa të jenë në pushtet zhvatësit e ‘3%'”, thuhet në reagimin e AAK-së.

    AAK ka insistuar se do vazhdojnë të kundërshtojnë procesin e Demarkacionit, pasi sipas tyre, ky proces është duke u imponuar nga qeveria e Isa Mustafës. /Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark