AAK-ja reagon ndaj ministres Haxhiu: Çfarë ndodhi me rastin Dehari? Çka me gjuajtjen e Kuvendit me zollë? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK-ja reagon ndaj ministres Haxhiu: Çfarë ndodhi me rastin Dehari? Çka me gjuajtjen e Kuvendit me zollë?

    Insajderi
    30 December 2024 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka reaguar ministres së Drejtësisë, pas deklaratave për lidhjet e Ramush Haradinajt me Serbinë.

    AAK-ja ka vlerësuar se ministrja Haxhiu ka shkelur të gjitha ligjet, dhe s’ka lënë gjyqtar apo prokuror pa sulmuar.

    Postimi:

    Reagim ndaj shpifjeve të ulëta të Ministres Haxhiu

    Veç Kosova e ka një ministre të drejtësisë që i fut hundët gjithkund. Nuk ka vend tjetër ku ministri i drejtësisë e sulmon systemin gjyqësor të shtetit të vet. Ajo, sa ishte në opozitë, ka qenë sinonim i personit që ka shkelur ligjet e vendit e s’ka lënë gjyqtar apo prokuror pa e sulmuar. Dhe prandaj është emëruar ministre e drejtësisë që misionin e partisë së vet e që është shkatërrimi i sistemit të drejtësisë, ta çojë deri në fund.

    Sa merret me kopalla, ajo është mirë të japë përgjigje se çka ndodhi me rastin Dehari, si u zhduken e si u gjetën mostrat. Cka ndodhi me gjuajtjen e Kuvendit me Zollë nga bashkëpartiakët e saj.

    Si u përfshinë matrapazët ordinerë në aferën e vjedhjes së miellit e vajit.

    Le të merret me Martin Berishaj e Nagip Krasniqin e të mos i marrë në mbrojtje.

    Më në fund ajo duhet t’i tregojë popullit të Kosovës, se pse Kryetari i Partisë së saj, sot Kryeministër, nuk i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për t’u intervistuar, por e sfidon drejtësinë e Shtetit.

    Ka shumë përgjigje që duhet të japë kjo ministre, përpara se të merret me propagandë të nivelit të ulët.

    Ramush Haradinaj ka qenë dhe mbetet hero e luftëtar kundër Serbisë e për lirinë e vendit të vet, të cilin sot e poshtërojnë njerëz si kjo minstre. Përpara se të shpifë për lidhjet e Ramush Haradinajt me Serbinë, le të merret me lidhjet e shefit të vet e me të shkuarën e tij, për të cilën kanë dalë edhe informata e që përflitet gjithandej.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark