Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, kanë pritur sot në takim Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë.
Lajmin e ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga Amabsadorët që të lobojnë për liberalizimin e vizave me ShBA-në.
“Gjithashtu, kërkuam ndihmën e ambasadorëve për lobim në çështjen e liberalizimit të vizave nga SHBA për qytetarët e Kosovës”.
Tahiri ka shtuar se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO.