AAK konfirmon takimin me Escobar: Haradinaj merr pjesë në darkën e punës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK konfirmon takimin me Escobar: Haradinaj merr pjesë në darkën e punës

    Insajderi
    23 August 2022 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në darkën e organizuar për nder të Dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Kështu kanë konfirmuar për Insajderin nga Zyra për Komunikim e AAK-së.

    “Haradinaj merr pjesë në një darkë që organizohet në nder të z. Escobar, nga Ambasadori Hovenier”, thuhet në përgjigjen e partisë së Haradinajt.

    Në darka e organizuar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier do të marrin pjesë edhe kryetarët e partive tjera opozitare. Memli Krasniqi nga PDK dhe Lumir Abdixhiku nga LDK.

    Ndërkaq, Escobar nga ora 16:30 do të takojë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

    “Në orën 16:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim përcjell Insajderi.

    Në anë tjetër Escobar nuk pritet të takohet sot me Kurtin. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për Gazetën Insajderi ka treguar arsyen e mostakimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës me Përfaqësuesin e Diplomacisë amerikane, Escobar.

    Kryeziu bëri të ditur se sot nuk do të ketë takim të Escobar me Kurtin pasi nuk është në agjendë të ndodh një takim i tillë.

    “Kryeministri Kurti nuk do të takohet me Escobar sepse nuk ka qenë në agjendë për sot” – tha Përparim Kryeziu për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark