AAK: Kryeministri po tallet me deklaratat për krijimin e ushtrisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK: Kryeministri po tallet me deklaratat për krijimin e ushtrisë

    Insajderi
    14 July 2016 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur si tallje deklaratën e kryeministrit Isa Mustafa se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin është kusht për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

    Përmes një komunikatë, departamenti për Politika të Sigurisë e Mbrojtjes së AAK-së thotë se krijimi i ushtrisë është dashur që të ndodhë qysh në muajin e parë të qeverisjes PDK-LDK.

    “Talljet e tilla nga kryeministri janë të papranueshme dhe jo që nuk ndikojnë në krijimin e FAK-ut, por shpërfaqet e tilla, janë në dëm të së ardhmes së Ushtrisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e AAK-së.

    “Ne, si Departament për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë, i AAK –së, kërkojmë me ngulm, që FAK-u, përkatësisht Ushtria e Kosovës të konsiderohet prioritet strategjik, i ndarë nga çdo përpjekje për ta manipuluar apo kamufluar me situata të tjera dhe si prioritet strategjik nacional  për Kosovën, të realizohet përpara çdo lloj nisme në Kuvend dhe menjëherë të veprohet në themelimin e tij”.

    Transformimi i Forcës së Armatosur të Kosovës është premtuar se do të ndodhte qysh para disa viteve por një gjë e tillë end nuk ka ndodhur.  Për të bërë nj gjë e tillë, kërkohen votat e dy të tretave të deputetëve, përfshirë edhe dy të tretat e minoriteteve, dhe deri më tani qeveria nuk ka siguruar votat e Listës Serbe./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark