AAK kundër gazit lotsjellës në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK kundër gazit lotsjellës në Kuvend

    Insajderi
    23 February 2017 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me gjithë tensionet politike ndërmjet pushtetit dhe opozitës, Kuvendi i Kosovës pritet që në mars ta dërgojë për ratifikim e marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin.

    Partitë opozitare po e kundërshtojnë këtë nismë me çdo kusht, por ndryshe nga herët tjera gazi lotsjellës është hequr nga agjenda e kundërshtisë.

    Pal Lekaj, shef i grupit parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Kosovës ka thënë se është sensibilizuar opinioni mjaftueshëm sa për të mos hedhur gaz në Kuvend në ditën që do të shkojë demarkacioni në Kuvend. Sipas tij, demarkacionin do ta rrëzojnë me vota.

    “AAK, gazin ne këtë fazë nuk e sheh te arsyeshëm sepse e kemi sensibilizuar qytetaret, tani është koha qe te hedhet poshtë me votë kundër dhe me veprime tjera politike, dhe aktivizim tw  qytetareve”, tha Lekaj për lajmi.net

    Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje do të nevojiten dy të tretat apo 80 vota të deputetëve.

    Që prej shumë muajsh opozita e ka kundërshtuar fuqishëm marrëveshjen e arritur me Malin e Zi, duke e cilësuar si të dëmshme pasi po konsideron që Kosova po humbë territor. /Lajmi.net/

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark