AAK kundër Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit: Nuk dallon nga Lista Serbe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK kundër Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit: Nuk dallon nga Lista Serbe

    Insajderi
    29 August 2025 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Procesi për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb po vazhdon të mbetet i bllokuar. Edhe pse kandidati Nenad Rashiq arriti të sigurojë më së shumti vota në seancën e fundit, ai nuk mori shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur.

    Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, në një debat televiziv ka shpjeguar arsyet pse partia e tij nuk e mbështeti Rashiqin.

    Ai deklaroi se, sipas tij, Rashiq nuk paraqet ndryshim nga përfaqësuesit e Listës Serbe.

    “Po flitet shumë herë, se shumë njerëz kanë bërë dëme të mëdha ndaj UÇK-së, por edhe zoti Rashiq nuk është më i mirë se sa të tjerët nga Lista Serbe. Zoti Rashiq, është një serb që e keni parë para disa muajsh me ato përshëndetje me tre gishta. Nuk është ndonjë serb që është më i mirë se sa serbët e tjerë…”, tha Brahimaj në Debat Plus.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark