AAK: Marrëveshja për koalicion mbetet e hapur edhe për parti tjera - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK: Marrëveshja për koalicion mbetet e hapur edhe për parti tjera

    Insajderi
    18 April 2016 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën pritet që të hënën pasdite në zyret e Nismës të zyrtarizojnë koalicion.

    Në një komunikatë për media dërguar nga AAK, thuhet se këto dy parti janë marrë vesh për krijimin e boshtit opozitar, duke shtuar se “marrëveshja mbetet e hapur për parti të tjera dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile e personalitete nga jeta publike”.

    Ky koalicion vije një ditë pasi Lëvizja Vetëvendose ka kërkuar që të intensifikohen përpjekjet për krijimin e një alternative të bashkuar opozitare e cila do të përfshinte Vetëvendosjen, Nismën e AAK-në./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark