AAK mirëpret debatin për demarkacionin me Malin e Zi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK mirëpret debatin për demarkacionin me Malin e Zi

    Insajderi
    15 July 2016 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përshëndetur vendimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që të mbajë më 3 gusht një debat për marrëveshjen e demarkacionit kufitar me Malin e Zi.

    Përmes një komunikate për media, AAK thotë se ky është një vendim i vonuar por një mundësi e mirë që të binden të gjithë ata që po e mbrojnë ketë formë të demarkacionit me Malin e Zi, e cila i falë mbi 8 mijë hektarë tokë të Kosovës, se kjo marrëveshje është e dëmshme dhe prek integritetin territorial të vendit”, thotë ndër të tjera kumtesa.

    Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, gjatë kësaj jave ka thënë se Qeveria e Kosovës ka qenë e mbyllur lidhur me këtë temë, por në anën tjetër përfaqësues qeveritarë kanë thënë se opozita e ka bllokur debatin në Kuvendin e Kosovës për shkak të protestave brena kuvendit./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark