AAK nis me aderime- Ky është inxhinieri që prezantoi Haradinaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK nis me aderime- Ky është inxhinieri që prezantoi Haradinaj

    Insajderi
    26 September 2024 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar një aderim të ri në Aleancë.

    Behët fjalë për Mumin Morina nga Gjilani, i cili me profesion është një inxhinier.

    Haradinaj tha se arsimimi dhe përvoja e tij e bëjnë Morinen një aset të çmuar për partinë e tij dhe për Kosovën.

    Postimi i plotë:

    Me kënaqësi të madhe, ju njoftoj bashkimin e z. Mumin Morina me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

    Z. Morina është nga Gjilani dhe sjell me vete një pasuri të jashtëzakonshme eksperience në fushën e inxhinierisë hidroteknike. Me më shumë se 25 vjet përvojë në projektimin, zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve të infrastrukturës hidroteknike, ai përfaqëson pikërisht atë lloj ekspertize që Kosova ka nevojë për të përparuar.

    Arsimimi dhe përvoja e tij, e bëjnë atë një aset të çmuar për partinë tonë dhe për vendin. Përvoja e tij profesionale, veçanërisht si Drejtor Teknik Rajonal në KRU “Hidromorava” Gjilan dhe si Hidroinxhinier Kryesor në “Hidroteknika” Gjilan, dëshmon aftësitë e tij të jashtëzakonshme menaxheriale dhe teknike. Shto kësaj edhe standardet e tij të larta etike në vendimmarrje dhe njohuritë e thella mbi përputhshmërinë ligjore dhe ambientale.

    Me anëtarësimin e z. Morina në AAK, ne forcojmë edhe më shumë kapacitetet tona për të adresuar sfidat infrastrukturore të Kosovës. Kjo, nisur nga gatishmëria që vet ai e shprehu në takimin tonë sot.

    Në emër të AAK-së, i uroj mirëseardhjen z. Mumin Morina dhe pres me padurim kontributin e tij të çmuar në partinë tonë dhe në zhvillimin e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark