AAK nuk i shkon në takim Osmanit: Nuk e vlerësojmë të nevojshme pjesëmarrjen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    AAK nuk i shkon në takim Osmanit: Nuk e vlerësojmë të nevojshme pjesëmarrjen

    Insajderi
    10 December 2022 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kjëtë informacion për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK’së, Kushtrim Xhemaili.

    Xhamjli tha se qëndrimi i AAK-së është që zgjedhjet në Veri të shtyhen.

    “Qendrimi i AAK per zgjedhjet ne veri eshte qe ato te shtyhen sepse kemi vleresuar se nuk eshte momenti i pershtatshem per mbajtjen e tyre”, tha ai

    Ai tha se AAK nuk e sheh si të nevojshme pjesëmarrjen e kësaj partie në takim me Presidenten.

    “Duke pasur parasysh kete qendrim, nuk e vleresojme te nevojshme pjesemarrjen e AAK ne takim me Presidenten!”, ka thënë ai për Insajderin.

    Presidenca në një komunikatë ka bërë të ditur se takimi i Osmanit me partitë politike do të mbahet në orën 14:30


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark