AAK pas arrestimit të Mujecit për drogë: Kurtit i ka ardhur fundi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK pas arrestimit të Mujecit për drogë: Kurtit i ka ardhur fundi

    Insajderi
    15 August 2023 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas arrestimit të asamblistit të VV-s në Prishtinë Besnik Mujecit, kanë reaguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    “Qeverisë Kurti nuk do i ndihmojë as arroganca e numrave e as kauzat e rrejshme për të shpëtuar nga ndëshkimi popullor”, ka nisur postimin drejtori për Informim në AAK, Lulëzim Blaka.

    Duke aluduar në arrestimin e asamblistit të VV-së Mujeci, i cili njëherësh është edhe aksionar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

    Blaka ka shtuar se i njëjti: “dyshohet se drogën në vlerë 400 mijë euro e ka dërguar nga Kosova në Shqipëri pikërisht me autobusë.”

    Mes tjerash Blaka ka theksuar se VV-në nga ndëshkimi popullor nuk mund ta shpëtojnë kauzat e rrejshme, duke bërë me dije se asamblisti i arrestuar për drogë ka qenë i zëshëm për “bashkimin kombëtar”, e duke shtuar se më të pandershmit kanë dalur të jenë pikërisht më të zëshmit e VV-së.

    “Një pushteti që i thellohen kaq shumë skandalet, i ka ardhur fundi. Fund i turpshëm për kryemashtruesin Kurti dhe ushtrinë e tij të mashtruesve.” – ka përfunduar postimin e tij drejtori për Informim në AAK, Lulëzim Blaka.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark