AAK pas takimit me media e shoqëri civile, organizon takim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së… – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    AAK pas takimit me media e shoqëri civile, organizon takim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së…

    Insajderi
    23 July 2023 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e drejtuar nga Ramush Haradinaj ka nisur një cikël takimesh me eksponentë të ndryshëm në shoqëri.

    Pas takimit që AAK-ja e kishte me gazetarët dhe akterë të shoqërisë civile, tani kjo parti do të takojë përfaqësues të shoqatave nga lufta, të burgosurve politikë, të pagjeturve si dhe udhëheqës të UÇK-së.

    Më poshtë njoftimi i AAK-së:

    Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kohë që ka filluar një cikël diskutimesh për situatën e rëndë politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë, me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.
    Tryeza e tretë do të diskutojë me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve si dhe udhëheqës të UÇK-së.Tryeza mbahet këtë të hënë, më datë 24 korrik, ora 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    06 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark